Transmetuar më 16-04-2017, 09:44

Për ta nisur ditën me këmbën e mbarë dhe për të garantuar shëndet të plotë, duhet të bëni vetëm një gjë, të pini një gotë me ujë të ngrohtë esëll.

Nëse bëni një gjë të tillë do e ndjeni trupin më të lehtë dhe më të shëndetshëm. Jo vetëm që ndihmon në përmirësimin e tretjes, por bën që gjaku të qarkullojë më mirë.

Gjithashtu uji i ngrohtë lehtëson dhimbjet trupore, favorizon humbjen e peshës dhe parandalon plakjen. Mjafton vetëm një gotë ujë sapo zgjoheni dhe do të merrni përfitime të shumta, kështu që mos ngurroni. /a.y/noa.al