Transmetuar më 15-04-2017, 23:29

Skuadra e Barcelonës fiton me rezultatin 3-2 në stadiumin “Camp Nou”, përballë Real Sociedadit.

Të gjithë golat e takimit u shënuan në pjesën e parë, duke dhuruar spektakël në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të në “La Ligan” spanjolle.

Golat për Barcelonën u shënuan nga Messi (2) dhe Francisco Alcacer.

Për Real Sociedad golat erdhën nga Samuel Umtiti (autogol) dhe Xabier Prieto.

Pas kësaj fitoreje Barcelona numëron 72 pikë, 3 më pak se Real Madridi që mban vendin e parë./a.knoa.al/