Transmetuar më 15-04-2017, 13:51

Përbërësit: Qumësht - 4 gota, Lajthi  - 4 lugë, Sheqer - 4 lugë, Miell - 4 lugë, Kakao - 6 lugë gjelle, Gjalp - 200 gram, Kripë - gjysmë luge.

Përgatitja:

Miksoni bashkë sheqerin, kakaon dhe miellin në një enë. Gradualisht shtoni qumështin në porcione të vogla dhe trazojeni shpejt që mos të krijohen kokrra.

Pasi të keni shtuar të gjithë qumështin, hidhni masën në një tenxhere dhe vendoseni në zjarr. Me zjarr të ulët do ta përzieni deri sa të ziejë, por tregoni kujdes që të mos lejoni të ngjitet në fund.

Skuqini lajthitë, kalojini në një blender duke i grirë në kokrriza dhe më pas shtojani masës. Më pas shtoni dhe pjesën e mbetur, gjalpin dhe kripën dhe vazhdoni ta përzieni.

Çokokremi juaj është gati. Lëreni përreth 20 minuta të ftohet dhe vendoseni në një enë ose kavanoz.