Transmetuar më 14-04-2017, 19:07

Një çift të rinjsh rreth të njëzetave, krijuan një skenë romantike në aeroportin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ata kanë biseduar në rrjetet sociale për më shumë se 3 vite, por nuk ishin takuar kurrë fizikisht.

“Lidhja” e tyre virtuale u kthye në një ngjarje prekëse për ata që filmuan gjithçka. Danielle vrapon me të shpejtë drejt Phill i cili hapi krahët përzemërsisht. Në video mund të dëgjohet pak nga biseda dhe vajza i thotë se ishte më i gjatë seç e kishte imagjinuar ajo.

Danielle ka publikuar videon në mediat sociale, dhe është habitur me disa nga komentet e njerëzve, të cilët e kishin kritikuar për faktin se si kishte mundur të presë kaq shumë që të takohet me njeriun e ëndrrave të saj.

Çifti i ri kishin biseduar për vite të tëra në Skype dhe ishin njohur nëpërmjet një ftese Facebook-u. Ata shprehen se lidhja e tyre është kaq e fortë sepse tashmë e njohin mirë njëri-tjetrin.

“Ne kemi biseduar për vite të tëra në Skype. Edhe pse nuk jemi takuar kurrë më parë, ne e kemi njohur mirë njëri-tjetrin. Kemi besim, dhe ndoshta kjo e ka forcuar lidhjen tonë”, ka deklaruar Danielle. /b.l/noa.al/