Transmetuar më 14-04-2017, 15:56

Papa Françesku ka mbajtur një meshë në burgun e famshëm "Paliano" në krahinën e Frosinone ku vuajnë dënimin të burgosurit më të rrezikshëm. Sipas të përditshmes "Il Giornale", gjatë ceremonisë Papa i ka larë këmbët e 12 të burgosurve që kërkojnë faljen e perëndisë.

Papa iu ka puthur këmbët të burgosurve midis të cilëve kanë qenë 3 gra, një mysliman,një argjentinas dhe një shqiptar. Papa Françesku mësohet t’ju ketë thënë të dënuarve, së “Zoti do kështu, nga fillimi në fund”.

Dy prej këtyre njerëzve janë dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa të tjerët duhet të lirohen ndërmjet 2019-s dhe 2073-shit. Burgu i sigurisë së lartë i është  rezervuar thuajse tërësisht të burgosurve që njihen në Itali si bashkëpunëtorë të drejtësisë.

Shumica e tyre janë ish-pjesëtarë të tre grupeve më famëkeqe të krimit të organizuar në vend, Cosa Nostra, Camorra dhe Ndrangheta. Papa Françesku i ka dënuar me forcë grupe të tilla, pjesëtarët e të cilëve i konsideron adhurues të Djallit.

Papa Françesku u ka kërkuar disa herë protagonistëve të organizatave mafioze italiane të ndryshojnë mënyrën e jetesës. Në traditën e krishterë, të enjten e shenjtë përkujtohet dita kur Krishti u lau këmbët e apostujve.