Transmetuar më 14-04-2017, 15:00

“Nëna e të gjitha bombave”, kështu u quajt bomba që u hodh nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës të enjten në Afganistan nga Forca Ajrore vrau 36 militantë të Shtetit Islamik, deklaroi Ministria e Mbrojtjes e Afganistanit.

Shpërthimi shkatërroi tre tunelet kryesorë të ISIS, armët dhe municionet, por nuk u plagosën civilë, tha zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes. Kjo armë jo bërthamore, më e madhja në arsenalin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është përdorur për herë të parë në konflikt ditën e enjte.

Bomba peshon 21 mije kg dhe njihet si MOAB. Në qarqet ushtarake kjo bombë është e njohur edhe si “nëna e të gjitha bombave. Në sulmin e së enjtes ishte shënjestër një kompleks i nëndheshëm i Shtetit Islamik, në një pjesë të shkretuar të Afganistanit perëndimor, thonë zyrtarët ushtarakë. 

Një banor i zonës që jeton 1.5 milje nga zona e shpërthimit tha për CNN se kishte dëgjuar “një bum që theu dritaret e shtëpisë sonë”

Ish- Presidenti afgan Hamid Karzani e dënoi sulmin si “ç’njerëzor dhe keqpërdorim më brutal të vendit tonë”.

SHBA nuk ka konfirmuar rezultatet e sulmit, por Presidenti Donald Tramp e quajti atë “një tjetër punë të suksseshme”.