Transmetuar më 13-04-2017, 17:01

Senatori amerikan, John McCain, fjalimin e tij përpara parlamentarëve të Kosovës, e nisi me një histori sa emocionuese, aq edhe personale me Nënë Terezën. Ai tregoi se si Nënë Tereza i ishte lutur atij dhe bashkëshortes që të merrnin dy vajza të braktisura, në ato zona ku ajo vepronte.

“Para disa viteve, unë dhe gruaja ime ishim në Bangladesh dhe vizituam jetimoren e Nënë Terezën. Ajo erdhi në takim me dy foshnja dhe na tha që t’i merrnim ose ato do të vdisnin. Gruaja ime i mori në Amerikë. Një çift adoptoi njërën, ndërsa tjetra është bija jonë, Bridgett. E falenderoj Nënë Terezën që na e bëri jetën tonë më të lumtur dhe të beguar”, tha senatori.

Në atë kohë, dy vajzat vuanin nga sëmundje të rënda, por fatmirsisht ato shpëtuan.