Transmetuar më 13-04-2017, 16:11

Tensioni mund të pritej me thikë në diskutimin e ndezur të Kombeve të Bashkuara mbi mbështetjen që Rusia i ka dhënë Sirisë.

Gjithçka kulminoi në komentin që dukej si diskutim djemsh rruge dhe jo diplomatësh të lartë, ku i dërguari i Putin i ka thënë ambasadorit britanik: “Më shiko në sy kur të flas unë”!

Duke drejtuar gishtin tek Matthew Rycroft, zëvendës-ambasadori rus Vladimir Safronkov iu përgjigj ashpër pretendimeve se Moska ishte poshtëruar për shkak të mbështetjes që i kishte dhënë diktatorit Bashar al-Assad.

Shpërthimi i jashtëzakonshëm erdhi kur Rusia vuri veton mbi rezolutën e Kombeve të Bashkuara të cilat dënonin përdorimin e armëve kimike në Siri dhe kërkonin hetim mbi sulmin kimik që mori jetën e 87 personave javën e kaluar.