Transmetuar më 12-04-2017, 23:26

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në kryeqytetin kosovarë të Prishtinës gjatë mbrëmjes së sotme.

Sipas informacioneve të para, referuar mediave vendase, mendohet se ka pasur shkëmbim zjarri mes dy grupeve.

Të shtënat me armë zjarri janë shënuar në rrugën UÇK në Prishtinë.

Sipas informacioneve nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar.

Policia e Kosovës dhe ambulancat ndodhen në vendin e ngjarjes.