Transmetuar më 12-04-2017, 17:23

Ky është horoskopi për ditën e enjte 13 prill 2017 që Noa.al sjell për ju. Njihuni me parashikimin për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi

Do të jeni përgjithësisht pozitiv gjatë kësaj të enjte dhe mjaft të shoqërueshëm, ndoshta edhe për shkak të një përgjigje pozitive dhe një takimi special që ju ka shtuar lumturinë. Do të jetë një ditë shumë e mirë për të planifikuar aktivitetet tuaja të ardhshme, sidomos në dashuri. Edhe financat do jenë në favorin tuaj.

Demi

E enjtja parashikohet të jetë interesante për ta kaluar me familjen ose me personat që keni përzemër, pavarësisht se do e ndjeni veten mjaft të ngarkuar me punë. Mos kini frikë të jeni vetja dhe as të shprehni sa më mirë ndjenjat tuaja. Ka disa çështje familjare të cilat duhet t’i zgjidhni, ndaj tregoni vëmendjen e duhur. Kujdes me shëndetin, do jetë disi delikat sot.

Binjakët

Gjatë kësaj dite do të ndiheni nervoz dhe jo shumë në humor. Keni kaluar disa ditë të rrëmujshme gjatë kësaj jave dhe nuk e pëlqeni mungesën e rregullit. Gjithsesi, pikërisht kur më pak e prisni, një takim special mund të përmirësojë ndjeshëm humorin tuaj. ata që janë vetëm do argëtohen pa fund në shoqërinë e miqve. Shëndeti në përgjithësi do jetë i mirë.

Gaforrja

Do jeni mjaft të shqetësuar për shkak të disa çështjeve familjare të rrëmujshme dhe jo shumë të qarta. Kjo gjë do ju pengojë që të përqendroheni në aspekte të tjera të rëndësishme të jetës, po ashtu dhe në dashuri. Ruani qetësinë dhe me intuitën e duhur do arrini të zgjidhni këto pengesa të vogla. Edhe problemet financiare do i hidhni pas krahëve.

Luani

Po merrni një rol shumë të rëndësishëm për punën tuaj, ndaj mundohuni të përfitoni sa më shumë nga kjo ditë për të programuar dhe organizuar angazhimet e javës deri në detajet më të vogla. Në mbrëmje mundohuni të tregoheni më të pranishëm dhe të afeksionuar pas partnerit/es. Beqarët këshillohet t’i japin më shumë rëndësi ftesave për takime.

Virgjëresha

Kjo e enjte do të jetë intriguese si për dashurinë edhe për miqësitë e reja. Mundohuni të përfitoni nga kjo ditë për të zbuluar anë të tjera të partnerit/es tuaj dhe të thelloni raportin. Me afrimin e javës së re, priten ndryshime të ndjeshme dhe mundësi të mira në punë. Në planin financiar do arrini të përfitoni një përmirësim të të ardhurave, kjo falë menaxhimit tuaj të mirë.

Peshorja

Ndikimi i Hënës në shenjën tuaj do të bëjë që të jeni shumë të komunikueshëm dhe disponibël. Kjo pasi keni vendosmërinë për të arritur një objektiv të veçantë. Dashuria premton emocione të forta si për çiftet ashtu edhe për ata që janë vetëm, veç bëni kujdes me fjalët. Shëndeti do jetë i mirë, mos u shqetësoni për asgjë.

Akrepi

Tregohuni të hapur në raport me bashkëpunëtorët tuaj dhe propozimet e tyre. Ndonëse mund të jeni shumë individualistë, duhet të sforcoheni për të menduar për të mirën e grupit. Rezultatet e mira janë fare pranë, ndaj mundohuni që të përqendroheni pak më shumë. Në dashuri ujërat paraqiten të qeta. Ata që janë vetëm do preferojnë rë mos bëjnë ndryshime.

Shigjetari

Do të kaloni një mbrëmje interesante në shoqërinë e miqve ose partnerit/es. Së fundmi keni qenë shumë të angazhuar me punë, por tashmë do të keni mundësinë që të rikuperoni. Bëni kujdes me marrëveshjet dhe me shpenzimet e papritura, sepse mund të përballeni me probleme financiare. Kujdes edhe me shëndetin, koha ka ndikimin e saj.

Bricjapi

Do të ndiheni përgjegjës për një projekt të ri dhe kjo gjë do ju bëjë mjaft nervoz dhe të tensionuar. Mos lejoni që t’iu dominojë ankthi dhe tregohuni gati për të vepruar. Të reja pozitive priten në dashuri, ku për disa çifte mund të merret një hap i madh për avancimin e lidhjes. Edhe ata që janë vetëm do realizojnë takime interesante.

Ujori

Kur është fjala për punën jeni gjithnjë të gatshëm dhe dinamik, por duhet të tentoni, të paktën këtë të enjte, që të ngadalësoni ritmin dhe të merreni më shumë me njerëzit tuaj të dashur. Partneri/ja pretendon më shumë vëmendje dhe nga ana tjetër edhe ju keni dëshirë dhe do ju bëjë mirë të rrini bashkë. Financat janë të mira, mund të bëni kryeni edhe shpenzime.

Peshqit

Kjo e enjte ju gjen më produktiv se zakonisht dhe në fakt kjo është një ditë mjaft e favorshme për takime, marrëveshje dhe veprime financiare që i keni planifikuar prej kohësh. Megjithatë mundohuni që të mos lodheni shumë. Për ata që janë në çift rekomandohet të organizojnë një udhëtim në fundjavë, do ju bënte mirë qëndrimi bashkë./b.l/noa.al/