Transmetuar më 12-04-2017, 16:18

Ish sulmuesi italian, Christian Vieri ka dhuruar spektakël në emisionin “E poi c’è Cattelan” në televizionin Sky. Drejtuesi i emisionit, Alessandro Cattelan e ka detyruar atë që të zbulojë sekretet e lidhjeve të tij romantike dhe Bobo nuk i ka kursyer hollësitë.

Loja ishte e tillë “Cattelan i tregonte Vierit, fshehurazi publikut, fotografitë e disa femrave për të cilat është përfolur se futbollisti ka pasur lidhje në të shkuarën, dhe ai duhet të pohonte apo mohonte me “po” apo “jo”.

Por, sulmuesi i kombëtares italiane ka shkuar më tej. Teksa moderatori i tregoi një fotografi, Bobo tha: “Nga kjo kam një kujtim të hidhur. Të betohem. Kjo më gjuante me kamxhik, në të pasme”. Pasi pa një tjetër foto, ai tha: “Me këtë duhet të rrije minimumi 3-4 orë. Ishte e uritur”. /b.l/noa.al/