Transmetuar më 11-04-2017, 18:08

Të kujdesurit për dhëmbët ështe një domosdoshmëri e përditshme. Por, ndodh që ata të kenë nevojë për ndërhyrjen e dentistit. Më konkretisht, duhen mbushur kur kemi probleme të pariparueshme me mënyra të tjera.

Por, së fundmi, studiuesit thonë se do vijë një ditë kur dhëmbët nuk do kenë nevojë për mbushje, pasi ata do të vetëriparohen duke përdorur qelizat e tyre burimore. Për rrejdhojë, nuk ka nevojë për mbushje konvencionale.

Edhe pse ende në fazën laboratorike, një metodë e re, e testuar te minjtë, tregon se një medikament i quajtur Tideglusib mund të stimulojë dhëmbët për të rregulluar prishjen.

"Dhëmbët kanë një aftësi të kufizuar për të riparuar vetveten duke aktivizuar qelizat e tyre burimore," tha studiuesi kryesor, Paul Sharpe.

“Rregullimi i dhëmbit me materialin e vet natyror, do të thotë vitalitet i plotë i dhëmbëve dhe strukturë e ruajtur”, shpjegon Sharpe, teksa thotë se një epokë e re po lind në stomatologji. /k.k/noa.al/