Transmetuar më 10-04-2017, 13:11

Nuk na e merrte mendja, por në njw sipërfaqe prej mbi 3 mijë metër, në zonën më të kripur të planetit, ndodhte një hotel i krijuar i gjithi me kripë, që nga dhomat, tualeti, dritat, tavolinat e gjithçka tjetër

Ky hotel gjendet në Bolivi, në një prej shkretëtirave më të mëdha në botë dhe është i ndërtuar i gjithi me kripë, pasi përmban plot 10 miliardë ton kripë.

Një depozitë gjigante nga e cila çdo vit nxirren 25 mijë ton “ar i bardhë” dhe që përbën 1/3 e rezervës së planetit me kripë, përveçse përmban sasi të madhe potasi, bori dhe magnezi.

Në vendin ku sot ndodhet një shkretëtirë e madhe me kripë, dikur ndodhej liqni gjigant Minchin. Por para 40 mijë vitesh ai u tha, duke u dhënë jetë liqeneve Poopó dhe Uru Uru dhe dy shkretëtirave të kripura Salar de Coipasa dhe gjigantit Salar de Uyuni.

Në këtë të fundit Salar de Uyuni, u shfaqën disa gropa në sipërfaqen e kripur nga të cilat del ujë por që nën ndriçime specifike nuk duket, duke u kthyer në një rrezik serioz.

Sipas legjendës Inca, këto gropa të quajtura “Ojos de Salar” (sy në shkretëtirën e kripur”, gëlltisnin karvanë të tërë dhe këdo kalon sipër. 

Hotel de Sal Playa përbën një kuriozitet të vërtetë për të gjithë turistët të cilët duan të vizitojnë ambientet me kripë, duke përjetuar eksperiencën e të fjeturit në kripë.

Për ndërtimin e këtij hoteli me vetëm 15 dhoma, siç shkruan noa.al, janë përdorur blloqe me kripë të krijuar nga përzierja e ujit me kripën. Gjatë sezonit të shirave, muret përforcohen me blloqe të reja dhe mysafirët ftohen që të mos i lëpijnë muret! /a.y/noa.al