Transmetuar më 09-04-2017, 19:35
Këngëtarja dhe moderatorja, Rozana Radi, nu pajtohet dot me ikjen e parakohshme të xhaxhait të saj, ikonës së muzikës shqiptare, Françesk Radi.
Ajo ka shkuar në studion e tij muzikore dhe ka publikuar një fotografi.
“Mikrofoni i studios tende”-shkruan Rozana krahas fotos së publikuar në Instagram.
Françesk Radi u nda nga jeta para disa ditësh pas një hemorragjie cerebrale.
Ikja e Françeskut ka pikëlluar familjarë, të afërm, miq dhe fansa të tij.