Transmetuar më 09-04-2017, 11:47

Pas sekuestrimit të 12 ton kanabis në Përmet, policia ka arrestuar dy administratorët e depove ku gjet lwnda narkotike, ndwrsa njwri wshtw shpallur nw kwrkim. Tw arrestuarit janë Rustem Muçelli, 51 vjeç, Eqerem Ali, 60 vjeç, si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit Ismail Saliu, 61 vjeç, të tre banues në fshatin Pagri, Përmet.

Ndalimi i tyre si dhe shpallja në kërkim e shtetasit tjetër u bë për arsye se këta shtetas  nga provat e grumbulluara  rezulton se kishin në përdorim depot për të magazinuar ushqim për bagëtitë e tyre.

Gjithashtu në vijim të veprimeve është bërë ndalimi edhe i kryeplakut të fshatit Pagri, Koço Zaimaj, 58 vjeç. Ndalimi i tij u bë pasi ai nuk ka kryer detyrat funksionale në lidhje me ngjarjen e mësipërme.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet për hetim të mëtejshëm në ngarkim të shtetasve Rustem Muçelli, Ismail Saliu dhe Eqerem Ali, për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikeve”, e kryer në bashkëpunim. /b.l/noa.al/