Transmetuar më 07-04-2017, 20:16

Bashkëshorti i Mel B, Stephen Belafonte ka dorëzuar në gjykatë përgjigjen zyrtare për kërkesën për divorc, ku i kërkon asaj të paguajë tarifën e avokatit të tij.

41-vjeçari kërkon mbështetje bashkëshortore, sipas dokumentit, dhe pse nuk ka një shifër të përcaktuar. Në kërkesë gjithashtu ai nuk është dakord për datën e ndarjes, që për të është 1 marsi, ndërsa për atë 28 dhjetori.

Mel bëri denoncim në polici, ku ndër të tjera e akuzoi Stephen se e kërcënon me disa video intime, madje shton më tej se ai ka lënë shtatzënë dadon e tyre. Siç shkruan sajti ‘Tmz’, Belafonte u detyrua të largohej nga shtëpia e tyre në Hollywood Hills, si dhe duhet të qëndrojë larg ish- gruas dhe tre fëmijëve. 

Ndër të tjera, në denoncimin e bërë në polici, Mel ka thënë se që nga vitit 2007 e ka rrahur në mënyrë të përsëritur, madje e ka detyruar që në publik të thotë se dëmtimet i’a ka shkaktuar vetë vetes.

Mel B shton më tej se ish- bashkëshorti ka lënë shtatzënë dadon e tyre dhe më pas e ka detyruar të abortojë. Përveç abuzimeve, këngëtarja ka deklaruar se ka tentuar vetëvrasjen në vitin 2014, duke pirë një grusht me ilaçe, dhe Belafonte e mbylli në dhomë dhe nuk lajmëroi ndihmën e shpejtë.

Po ashtu ajo thotë se ish- bashkëshorti e ka detyruar të bëjnë seks treshe me femra të tjera, nën kërcënimin se do bënte publike disa video të tyre intime. /b.l/noa.al/