Transmetuar më 07-04-2017, 18:35

Në ditët e sotme çaji i zi përbën një ndër preferncat kryesore të njerëzve, kjo si rezultat i përfitimeve shëndetësore që ai sjell. Sa më shumë të oksidohen gjethet e çajit, aq më aromatik do te jetë ai dhe aq e lartë do të jetë përmbajtja e kafeinës.

Aroma e çajit të zi ka veti që të rezistojë për kohë më të gjata, krahasuar me të gjitha format e çajit. Përsa i përket përfitimeve shëndetësore të çajit të zi vlen të përmenden disa prej tyre.

1. Parandalon kancerin

Antioksidantët si polifenolet që gjenden te çaji i zi ndihmojnë në parandalimin e formimit të qelizave kancerogjene duke reduktuar në këtë formë rrezikun e shfaqjes së kancerit të zorrës së trashë, prostatës, ovarian, të mushkrisë ose të fshikzës. Përbërja e njohur me termin TF-2 që gjendet te çaji i zi, nxit sulmin ndaj qelizave kancerogjene, duke reduktuar mundësinë e kancerit oral te personat që konsumojnë duhanin. Çaji i zi parandalon rritjen apo formimin e tumoreve malinje.

2. Çaji i zi kundër diabetit

Përbërësit natyralë të çajit luftojnë sheqernat në gjak dhe i shpërbëjnë ato. Ulja e sheqerit në gjak lufton diabetin tip-2. Madje studimi vërtetoi se edhe nëse i shtoni qumësht çajit tuaj, efekti mbi diabetin do të jetë i njëjtë. Por nga të gjithë çajrat më i preferuari për luftimin e diabetit është çaji i zi. Çaji i zi ul ndjeshëm nivelin e glukozës në gjak.

3. Çaji mbron kockat

Nuk është vetëm qumështi ai që ndihmon në formimin e kockave të forta. Një studim që ka krahasuar personat që pinë dhe ata që nuk pinë çaj, ka zbuluar se personat që kanë pirë çaj për 10 vjet ose më shumë, kanë kocka më të forta, pavarësisht moshës, peshës, ushtrimeve fizike apo edhe pirjes së duhanit.