Transmetuar më 07-04-2017, 15:23

Masat ajrore të qëndrueshme do të kushtëzojnë në vendin tonë mot të kthjellët në zonat e ulëta dhe bregdetare por me kthjellime dhe vranësira të lehta paraqitet moti për zonat malore lindore.

Gjatë orëve të pasdites do të ketë përmirësim të mëtejshëm të kushteve atmosferike duke larguar vranësirat edhe nga zonat malore, për pasojë moti i kthjellët do të jetë dominant në të gjithë territorin e vendit.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në orët e mëngjesit ndërsa mesdita do të sjellë rritje të lehtë të tyre. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 20 km/h nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor, kjo do të bëjë që në det të gjenerohet dallgëzim i ulët.

Europa

Moti i kthjellët dhe temperaturat relativisht të larta do të jenë të pranishme për Europën jugperëndimore, pellgun e Mesdheut dhe gadishullin e Ballkanit. Po ashtu, moti i kthjellët do të jetë dominant edhe për vendet Nordike por me temperatura të ulëta.

Ndërsa prezenca e një qendre e presionit të ulët atmosferik në verilindje të Europës do të kushtëzojë në këto rajone mot me vranësira dhe shira. Po ashtu, me vranësira dhe shira do të paraqitet moti për zonën e alpeve. /b.l/noa.al/