Transmetuar më 05-04-2017, 10:53

Gjumi është mjaft i rëndësishëm për njeriun. Një studim i ri rekomando të moshuarit që të bëjnë pak gjumë gjatë orëve të pasdites, pasi kjo ndikon drejtpërdrejt në shëndetin e trurit. Të dhënat nga Universiteti i Pensilvanisë, tregojnë se një gjë e tillë përmirëson kujtesën dhe aftësinë për të menduar gjatë.

Studimi përfshiu informacion nga rreth 3.000 të rritur të moshës 65 dhe më të vjetër. Studiuesit analizuan nëse kishte ndryshime në funksionimin e trurit te ata persona të cilët kishin fjetur gjatë pasdites. Rreth 60 përqind e tyre kishin fjetur gjatë kësaj periudhe përreth 30-60 minuta.

Atyre u kërkua që t’u përgjigjeshin disa pyetjeve të thjeshta dhe të plotësonin disa problematika të thjeshta matematikore. Të moshuarit, të cilët kishin fjetur gjatë pasdites, patën rezultate më të mira në këto testime. Ata që flinin 1 orë kaluan pjesën tjetër që flinin më pak./k.k/noa.al