Transmetuar më 05-04-2017, 10:19
Publicitet

Gratë që përdorin medikamente kundër urthit gjatë shtatzënisë, rrezikojnë të shkaktojnë astmë te foshnja e tyre. Këto janë të dhënat e publikuara nga Universiteti i Edinburgut.

Shkencëtarët morën në shqyrtim tetë studime të mëparshme, te më shumë se 1.3 milionë fëmijë, duke përdorur regjistrat e kujdesit shëndetësor dhe të dhënat e recetave.

Ekipi, i udhëhequr nga Universiteti i Edinburgut në Skoci dhe Universiteti I Tamperes në Finlandë, ka dalë në përfundimin se fëmijët e lindur nga nënat që përdorën barna për urhtin, ishin të predispozuar për të kërkuar trajtim për simptomat e astmës.

Urthi është i zakonshëm gjatë shtatzënisë për shkak edhe të ndryshimeve hormonale. Sipas studiuesve, përdorimi i medikamenteve kundër urthit, e bllokon acidin në stomak dhe kjo shkakton probleme për fëmijën./k.k/noa.al

Loading...