Transmetuar më 05-04-2017, 08:56

Në grupin Spice Girls, Mel B ishte etiketuar si “e frikshmja” për shkak të sjelljes së saj, por tashmë ajo jeton me frikën e ish- bashkëshortit Stephen Belafonte.

Pas divorcit këngëtarja është pajisur me urdhër mbrojtje ndaj të shoqit, duke e akuzuar se e ka rrahur, madje se e ka detyruar të bëjnë seks treshe.

Mel bëri denoncim në polici, ku ndër të tjera e akuzon Stephen se e kërcënon me disa video intime, madje shton më tej se ai ka lënë shtatzënë dadon e tyre.

Siç shkruan sajti ‘Tmz’, Belafonte u detyrua të largohej nga shtëpia e tyre në Hollywood Hills, si dhe duhet të qëndrojë larg ish- gruas dhe tre fëmijëve.

Ndër të tjera, në denoncimin e bërë në polici, Mel ka thënë se që nga vitit 2007 e ka rrahur në mënyrë të përsëritur, madje e ka detyruar që në publik të thotë se dëmtimet i’a ka shkaktuar vetë vetes.

Mel B ha shton më tej se ish- bashkëshorti ka lënë shtatzënë dadon e tyre dhe më pas e ka detyruar të abortojë.

Përveç abuzimeve siç shkruan noa.al, këngëtarja ka deklaruar se ka tentuar vetëvrasjen në vitin 2014, duke pirë një grusht me ilaçe, dhe Belafonte e mbylli në dhomë dhe nuk lajmëroi ndihmën e shpejtë. Po ashtu ajo thotë se ish- bashkëshorti e ka detyruar të bëjnë seks treshe me femra të tjera, nën kërcënimin se do bënte publike disa video të tyre intime.

Tashmë Mel B, ka frikë për jetën e saj, pasi thotë se Stephen mban një pistoletë në mënyrë të paligjshme në shtëpinë e tij./a.y/noa.al