Transmetuar më 04-04-2017, 11:24
Publicitet

Një ilaç i vërtetë për dhëmbët. Për të parandaluar problemet në dhëmbë është mirë që të konsumohen dy kivi në ditë.

Është ky zbulimi i një studimi italian të Universitetit të Pisa, i cili ka marrë së fundmi Hm Goldman Prize 2017, i dorëzuar nga shoqata italiane e parodontologjisë dhe impiantologjisë.

Studimi u bazua në dy grupe pacientësh dhe zbuloi se konsumi i dy kokrrave kivi në ditë, parandalon sëmundjet e dhëmbëve dhe veçanërisht daljen e gjakut nga rrëza e tyre.

Studiuesit saktësojnë se efekti i konsumit të kivit është shumë i rëndësishëm në fazën para dëmtimit të dhëmbëve, pasi ndihmon për të pasur një pastrim më të thelluar dhe parandalon infeksionet e mishrave të dhëmbëve.

Drejtuesi i studimit, Filippo Graziani, docent në Universitetin e Pisa, thotë se përveç dobive, konsumi i dy kokrrave kivi në ditë, nuk sjell asnjë dëm./a.y/noa.al