Transmetuar më 03-04-2017, 10:47

Samsung (SSNLF) zbuloi të mërkurën smartfonin e fundit, Galaxy S8. Karakteristika e veçanta të këtij telefoni janë ekrani që shkon deri në skajet e tij, si dhe një asistent virtual i quajtur Bixby. Por a mundet ky lloj telefoni që të joshë të apasionuarit pas telefonëve IPhone?

Këtë verë IPhone festoon 10-vjetorin, dhe ashtu si çdo vit, Apple pritet që të zbulojë edhe smartfonin e fundi. Dhe, pikërisht, këtë vit, kompania ka rritur shpresat se do të befasojë blerësit e saj me diçka të re. pas një decade, të rritjes të mahnitshme dhe të qëndrueshme, shitjet e iPhone më në fund kanë filluar të “qetësohen: në vitin 2016 edhe pse në këtë 3-mujor të 2017, fluksi i blerjeve filloi sërish.

"Mendoj se Samsung ka vënë një presion të madh mbi Apple për të treguar se ata ende mund të ecin përpara. Sigurisht, Apple mbetet një kompani për t’u ‘mundur’, tha analisti Christopher Voce i Forrester Research.

Shumë të apasionuar pas IPhone presin me padurim për risitë e smartfonit. Thuhet se këto risi përfshijnë një ekran edge to edge dhe heqjen e butonit fizik, ashtu si S8.