Transmetuar më 02-04-2017, 09:33

Ashtu si prej disa javësh, Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur Gurin e Përmetit, për të uruar këtë të diel mirëmëngjes.

Madje ai thotë se pas restaurimit që do të bëhet, pamja e gurit të qytetit do të jetë kartëvizta europiane e Përmetit.

Postimi i plotë i Ramës në Facebook

Mirëmëngjes dhe ju uroj një të diel të qetë me këtë imazh të Gurit të Legjendave të Përmetit, që shumë shpejt do t’i rishfaqet qytetit i rilindur. Përmes programit të Rilindjes Urbane kanë filluar punimet për rikualifikimin urban të hapësirës rreth Gurit, restaurimin e rrënojave të hershme mbi të, aksesin e sigurtë nga vizitorët dhe një ndriçim të magjishëm pas perëndimit të diellit. Kjo mrekulli e natyrës buzë Vjosës do të jetë kartëvizita europiane e Përmetit të rilindur”.