Transmetuar më 31-03-2017, 12:28

Samsung Galaxy S8 dhe S8+ ka rritur ndjeshëm përformancën e saj. Ky model ka një procesor Octa core (2.3GHz Quad + 1.7GHz Quad), 64 bit, 10 nm process; Një memorie 4GB RAM, 64GB; Ekran 5.8 inç për Galaxy S8 dhe 6.2 inç për Galaxy S8+ me një densitet piskelash që përllogaritet ne 529 ppi Quad HD+ (2960×1440).

Kostoja e celularit sipas Samsung nis nga 800 euro (689 £).

Sa i takon baterisë ajo është 3000 mAh me opsionin “fast charging” por edhe me karikues wireless.

Galaxy S8 dhe S8+ janë pajisur me kamera inteligjente të përparme 8 MP F1.7 me autofokus të avancuar dhe 12MP F1.7 Dual Pixel në pjesën e pasme për foto më të mira kur drita është e ulët, zmadhim më të mirë dhe anti-blur për përpunime të zgjeruara të imazhit.

Samsung Galaxy S8 dhe S8+ përfshin një skaner për gjurmët e gishtave, skaner të irisit të syrit dhe njohjen e fytyrës në mënyrë që përdoruesit të mund të zgjedhin një metodë personale të sigurtë.

Ky model është rezistent ndaj ujit dhe pluhurit por dhe njw kartë MicroSD që suporton deri në 256GB.

Galaxy S8 dhe S8+ zbulojnë Gear VR e ri me telekomandë, mundësuar nga Oculus. Duke mundësuar një kontroll dhe navigacion të përshtatshëm me një dorë, telekomanda siguron ndërveprim më të mirë të lëvizjes gjatë qasjes së përmbajtjes interaktive VR. Galaxy S8 dhe S8+ do të lidhen gjithashtu me Gear e ri 360 për të krijuar video 4K 360° dhe foto 15MP

Ky model vjen me shërbimin e përmirësuar Samsung Health, zgjerimin e një prej shërbimeve më të përdorura gjerësisht Samsung me 60 milionë përdorues aktivë mujor dhe 11 milionë përdorues aktivë ditor në mbarë botën. Samsung Health përfshin tele-Health, kujdes shëndetësor personal, kapacitete sociale që ripërcaktojnë shëndetin tradicional dhe fitness.

Me Samsung Pay, përdoruesit mund ta lënë shtëpi portofolin e tyre personal, duke i kthyer telefonat e tyre Galaxz S8 dhe Galaxy S8+ në portofol dixhital që mund t’i përdorin pothuajse kudo ku përdorin kartat e debitit ose të kreditit. Me më shumë se 870 partnershipe bankare në të gjithë botën, Samsung Pay ka realizuar më shumlë se 240 milionë transaksione bankare deri tani, transmeton ‘vizion plus’. Prezantimi u bë këtë të mërkurë në eventin “Unpacked” që u zhvillua në New York.