Transmetuar më 28-03-2017, 19:49

Tjetër dështim për skuadrën tonë përfaqësuese. Shqipëria u mund në miqësoren e radhës përballë Bosnjë-Hercegovinës, në “Elbasan Arena”. Miqtë e nisën menjëherë me gol duke shënuar me penallti me anë të sulmuesit Edin Dzeko, që në minutën e shtatë të takimit. Djemtë e De Biazit u përpoqën të reagonin por në të 43-tën, Senad Luliç dyfishoi rezultatin. Me shifrat 2-0 u mbyll pjesa e parë, ndërsa në të dytën kuqezinjtë u panë më përkues. Goli do të vinte në minutën e 69 me anë të sulmuesit Bekim Balaj, por kjo nuk e shpëtoi kombëtaren nga një tjetër disfatë, pavarësisht se në fushë nuk luhej për asgjë. Trajneri shqiptar provoi element të rinj në këtë përballje, por një gjë është e sigurtë: kjo kombëtare nuk është ajo e kampionatit europian./k.k/noa.al/