Transmetuar më 27-03-2017, 23:54

Në Big Brother tashmë kemi një histori të re dashurie.

Menjëherë sapo u fut në shtëpinë e vajzave, Ervini duket se e kishte ndarë mendjen dhe i shkon menjëherë pranë Sidritës.

Armela e ngacmon Ervinin, duke i thënë se e ka mendjen vetëm te Sidrita, ndërsa shton se i bëhet qejfi se e ka shoqe. “Nuk bëhem xheloze, por nuk qenkan të gjithë kaq të guximshëm sa ty”, i thotë Armela Ervinit.

Sidrita vihet pak në siklet nga prania e Ervinit, i cili fillimisht i jep një puthje në ballë dhe më pas nuk vonon shumë dhe vjen edhe një puthje në buzë mes të dyve.

Tashmë, Ervini dhe Sidrita e kanë ndarë mendjen për një lidhje të mundshme, por pritet si do të votojë publiku deri të shtunën, nëse ata të dy do të jene çifti i ri në Big Brother./ Big Brother/