Transmetuar më 27-03-2017, 22:23

Anësori i Milanit Mattia de Sciglio nuk dëshiron të vazhdojë kontratën me kuqezinjtë në sezonet në vazhdim.

Sipas “Mundo Deportivo”, mbrojtësi i kombëtares italiane ka refuzuar të rinovojë kontratën me Milanin.

Lojtari ka kontratë me Milanin deri në vitin 2018 por pretendon të luajë për një skuadër tjetër që lufton për trofe.

Për mbrojtësin ka pasur më parë interesim konkret nga Juventus.