Transmetuar më 27-03-2017, 19:08

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin, ka deklaruar se duhet vendosmëri për të ecur përpara në rrugën e integrimit në BE. Gjatë inaugurimit të qendrës së informimit të BE-së në Tiranë, Vlahutin tha se integrimi i Ballkanit Perëndimor është tejet i rëndësishëm për BE-në dhe se vendet përkatëse duhet të marrin vendime të rëndësishme për të ardhmen e qytetarëve të tyre.

“Mogherini e qartë kur tha se be nuk ka për të qenë i plotë pa Ballkanin Perëndimor.  Sigurojmë angazhimin tonë për të përfshirë Ballkanin perëndimor në BE. Integrimi në BE është një proces që ka në thelb qytetarët. Çdo gjë që ne si BE bëjmë në Shqipëri e bëjmë për qytetarët. Do të duhet vendosmëri për të arritur në fund të procesit të integrimit. Do të duhet kurajë për të marrë vendime të rëndësishme”- deklaroi zyrtarja e lartë europiane.