Transmetuar më 27-03-2017, 18:12

Një ngjarje e rëndë është shënuar në një lagje të Turqisë, ku nga altoparlantët qeveritarë në zonën e Kuzeykent janë dëgjuar pasthirrma të ngjashme me ato në filmat me përmbajtje pornografike. Video është regjistruar në lagjen Kuzeykent nga persona të rastësisshëm, të cilët kanë dëgjuar zërat nga altoparlanti. Kryetari i bashkisë së zonës tha se do të fillonte menjëherë një investigim në lidhje me këtë çështje, duke hedhur poshtë mundësitë e përfshirjes së institucionit në këtë histori

Sipas dëshmitarëve, altoparlantët përdoren për të transmetuar mesazhe myslimane me rastin e festive të ndryshme. Video zgjat 53 sekonda, dhe menjëherë ka gjetur një përhapje virale në youtube dhe rrjetet sociale.