Transmetuar më 27-03-2017, 17:45

U bënë çift një natë më parë, por përkujdesja, ledhatimet dhe puthjet mes tyre nuk kanë munguar që në ditën e parë në shtëpinë e çifteve.

Të ulur pranë njeri-tjetrit, Danjeli dhe Fotinia flasin për marrëdhënien e tyre, ku Danjeli i thotë Fotinisë, ndërsa qesh se po lënë nam.

"Mezi e kam pritur këtë verë. Kam menduar se mund të jetë më e mira. Por po lëmë nam këtu, për Zotin, po na shohin nga shtëpia", thotë Danjeli ndërsa buzëqesh.

Më pas ai bën edhe një batutë me Fotininë: "Vij nga Tropoja unë, jo nga Gjirokastra".