Transmetuar më 27-03-2017, 15:59

Një trup i pajetë është gjetur ditën e sotme në breg të detit në qytetin e Durrësit, duke shënuar edhe rastin e tretë brenda pak ditëve.

Paraditen e sotme, rreth orës10:55, në Bishtë- Pallë, Durrës, Patrulla e Kufirit, rreth 30 m nga bregu (në tokë, baltë) ka konstatuar një kufomë të seksit mashkull, rreth 40-45 vjeç, ende i paidentifikuar.

Kufoma është 1.75 cm i gjatë dhe ka të veshur një palë pantallona ngjyrë të zezë, xhup ngjyrë blu të errët, atlete ngjyrë kafe dhe jelek shpëtimi.

Nga këqyrja e kufomës nuk janë evidentuar shenja dhune. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për identifikimin e kufomës dhe zbulimin e plotë të ngjarjes./b.l/noa.al/