Transmetuar më 27-03-2017, 13:07

Durrës, 27 mars 2017, NOA.al- Një grua në Durrës ka rënë pre e dhunës së egër të të birit.

Brunild Tufa 33 vjeç, banues në Durrës, gjatë ditës së djeshme ka rrahur nënën e tij.

Më konkretisht Tufa, mbrëmjen e djeshme në gjendje të dehur, në banesë ka ushtruar dhunë fizike, duke goditur nënën e tij, I.L., 58 vjeçe.

Gruaja e dhunuar ka lajmëruar policinë duke denoncuar të birin, për të cilin tha se herë pas here kishte konflikte për shkak të natyrës problematike të tij.

Kjo bëri që i riu të vihet në pranga nën akuzën e veprës penale “Dhunë në familje”./a.y/noa.al