Transmetuar më 27-03-2017, 11:13

Liam Payne bëhet baba. Pas Louis Tomlinson, një tjetër anëtar i grupit “One Direction” bëhet prind. Liam, i cili nuk e ka zgjedhur ende emrin e të voglit, postoi në Instagram, një fotografi teksa mban të birin në krahë.

“Miqtë e mi dhe familja e dinë që ka shumë pak raste që mbetem pa fjalë. Jam jashtë mase i lumtur, që pres tim bir. Është një moment që nuk do e harroj gjatë gjithë jetës sime. Kujtimi më i bukur deri më tani. Jam tej mase krenar, për nënën e tij të mrekullueshme dhe se si mbërritëm deri në këtë pikë, i bëri realitet të gjithë ëndrrat e mia”, shkruan ai.

Më tej, Liam thotë se nuk e kanë zgjedhur emrin e të voglit, por shprehet se ndihet me fat. Partnerja e Liam dhe nëna e të voglit, siç shkruan noa.al është Cheryl, ish- bashkëshortja e futbollistit anglez Ashley Cole./a.y/noa.al