Transmetuar më 26-03-2017, 18:24

Kryeministri Edi Rama duke folur në rubrikën javore në Facebook, ka ftuar Partinë Demokratike për dialog, për të votuar së bashku për çdo mekanizëm që duhet.

Në fjalimin e tij Rama i përsëriti opozitës që ta harrojë qeverinë teknike dhe shtyrjen e datës së zgjedhjeve.

“Thirrja ime; bujrum të dialogojmë dhe të votojmë së bashku për çdo mekanizëm që duhet. Të dialogojmë për gjithçka që kemi në dorë. PD duhet ta harrojë qeverinë teknike dhe shtyrjen e datës së zgjedhjeve.

Qeveria zgjidhet nga populli dhe jo nga çadra e Partisë Demokratike. Me dinjitetin e Shqipërisë ne nuk luajmë. E shkuara nuk do të përsëritet më. E ardhmja do të vendoset më 18 qershor. Vetëm populli do të mund ta vendosë me votë.

Kryeministri Rama i ka kërkuar Partisë Demokratike që të rishohë vendimin për Kavajën.

“Në Kavajë projekti i rilindjes do të vazhdojë. PD u shpreh se nuk do të marrë pjesë në zgjedhje, por e ftoj te rishikoje qendrimin. Si për Shqipërinë, kemi bërë shumë edhe për Kavajën. Reformat e thella për të bërë shtet do të vazhdojnë në një vend rrumpallë 25 vjet. Sot cdo shqiptar nuk e vë më në diskutim që duhet të paguaje taksa. Policia e shtetit është në krye të detyrës, u shërben cdo qytetari,nuk është në gjunjët e disa politikanëve e gjyqtarëve të korruptuar/ Vetingu kusht për rritjen e investimeve në vend. Ka edne shumë shqiptarë të varfër dhe të papunë. Pavarësaisht se është bërë shumë, jam i vetëdijshëm për problemet. Reformat tona do të ecin përpara edhe më shpejt. Shqipëria që duam është Shqipëria e të ardhmes. Thirrje pd, burëm, të dialogojmë për cdo mekanizëm që ni duhet pd për të garantuar zgjedhjet. Qëndrimi im i pandryashuar. Pd ta harrojë qeverinë teknike dhe shtyrjen e zgjedhjeve. Qeveritë zgjidhen nga populli, jo nga cadra e protestave. Nuk luajmë me dinjitetin e shqipërisë. E shkuara nuk do përsëritët më. E ardhmja do vendoset më 18 qershor. Duam Shqipëri me shtet, punësim dhe ardhmëri dhe për këtë do bëjmë çdo gjë.”