Transmetuar më 25-03-2017, 22:58

Limoni është i pranishëm në çdo shtëpi tonën për shkak të përfitimeve të dobishme që ai na jep në shëndet.

Shija dhe aroma e tij përdoren në receta të ndryshme ushqimore por edhe në pije.

Por nëse doni të dini përfitimet, limoni përmirëson shëndetin e zemrës, ndihmon në rigjenerimin e lëkurës si edhe eliminon bakteriet dhe infeksione të ndryshme.

Gjithsesi limoni ka edhe një specifikë të veçantë që ju ndihmon të largoni aromat e këqija në kuzhinën tuaj.

Si duhet të veproni në këtë rast:

Ndajeni limonin në katër pjesë, por jo krejtësisht. Vendosni pak kripë në pjesët e ndara dhe vendoseni limonin në kuzhinë. Në këtë mënyrë ai eliminon aromën e keqe dhe sjell aromë të mirë në kuzhinën tuaj. Gjithashtu eliminon bakteriet që mund të jenë prezente.