Transmetuar më 25-03-2017, 20:10

Moderatorja, Amarda Toska ka bërë publik planin e saj për të pasur një tjetër fëmijë. E ftuar në emisionin "Thumb”, ajo tha se “po punojmë është në planet tona për një fëmijë të dytë, plus është mosha e duhur për mos ta zgjatur dhe ta gëzojmë veten me një fëmijë tjetër,”.

Ajo është shprehur se një nga veset e saj më të këqija që vërtet familjarët e saj nuk e duronin, ishte pjesa e tërheqjes së flokëve. Ami thotë se e bën shpesh atë veprim ndonëse nuk është shumë i pëlqyer nga njerëzit që e rrethojnë.

Gjatë intervistës Ami është shprehur edhe për marrëdhënien e saj me vjehrrën, mamanë e komedianit Ermal Mamaqi.

Ajo ka theksuar se nuk i pëlqen të shprehet shumë rreth këtyre marrëdhënieve madje as për nënë e saj ajo nuk flet shumë: “E respektoj kemi marrëdhënie të mirë përsa jemi bashkë. Me të kam një marrëdhënie korrekte,”-përfundoi Ami