Transmetuar më 25-03-2017, 20:09

Një gazetar ka ndërruar jetë sot pasi u përfshi në një aksident tragjik dy ditë më parë në Istog të Kosovës, raporton noa.al.

I ndjeri, Muhamed Bardh Sutaj, u godit nga një veturë e tipit Wolksvagen Golf 5në rrugën Istog-Pejë, në fshatin Caralluk të komunës së Istogut.

Gazetar dhe ekonomist, Muhamed Sutaj, ka punuar në Radio Peja dhe Radio Fontana.

Aksidenti mbetet ende i paqartë pasi automjeti që shkaktoi vdekjen e 45-vjeçarit u largua nga vendi i ngjarjes.

Me gjithë përpjekjet për ta mbajtur në jetë, mjekët në QKUK të Prishtinës dështuan dhe pasditen e sotme Sutaj ndërroi jetë.

Familja e të ndjerit njoftoi lajmin e hidhur.

“Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi. Me pikëllim të thellë ju njoftoj që mixha i jonë Muhamed Bardh Sutaj tragjikisht ndërroj jetë. Ishte shembull për mbarë farefisin, burrë fisnik dhe besimtarë i madh. Allahu të mëshiroftë o burrë i madh dhe të bëftë prej banorëve të Xhenetit!”. /noa.al/