Transmetuar më 25-03-2017, 20:05

Video e mëposhtme tregon një pinguin i cili kthehet në ‘shtëpi’, por kap partneren e tij me një pinguin tjetër. Ajo që pason është një betejë e përgjakshme mes dy meshkujve.

Kaq ka mjaftuar që dy meshkujt pinguin të përleshen me njëri-tjetrin, duke i përdorur sqepat si shpata në luftën për dashuri. Kjo situatë zgjat për disa minuta, ku  luftëtarët përdorin edhe krahët si armë. Ata i kanë kockat e forta e për pasojë e lëndojnë shumë njëri-tjetrin. Pasi gjakosen, meshkujt e ndalin përleshjen dhe thërrasin femrën, e cila do të vendosë se më kë ajo do të qëndrojë.

Si përfundim ajo qëndron me partneri e ri, të cilët shkojnë në fole. Por mashkulli që kishte në fillim, nuk i ka dhënë ende fund, sepse nuk do që të humbë nënën e të vegjëlve të tij. Ai i ndjek ata deri në fole dhe përleshja vazhdon. Në fund të luftës, ish-partneri i saj humbet dhe lihet jashtë në të ftohtë e pa fole./a.k/noa.al/