Transmetuar më 25-03-2017, 19:02

Tifo-grupi i Kombëtares shqiptare Illyrian Elite nuk do të mund të shohë më asnjë ndeshje të kuqezinjve nga stadiumi, pas dënimit nga Federata Shqiptare e Futbollit për shkak të hedhjes së flakadanëve në fushë, në takimin e mbrëmjes së djeshme, Itali-Shqipëri.

Nëpërmjet një komunikate, FSHF “dënon me forcë aktet e shëmtuara dhe aspak sportive të ndodhura të premten në mbrëmje në stadiumin "Renzo Barbera", akte të cilat sollën ndërprerjen e ndeshjes dhe rrezikuan ndjeshëm pezullimin e saj”.

FSHF shkruan se nuk do shpërndajë më asnjë biletë për në stadium, anëtarëve të grupimit ILLYRIAN ELITE.

Komunikata e plotë e FSHF-së:

“Federata Shqiptare e Futbollit denon me force aktet e shemtuara dhe aspak sportive te ndodhura te premten ne mbremje ne stadiumin "Renzo Barbera" akte te cilat sollen nderprerjen e ndeshjes dhe rrezikuan ndjeshem pezullimin e saj. Keto veprime teresisht ekstremiste nga grupimi ILLYRIAN ELITE nuk kane aspak lidhje me tifozet e shkelqyer shqiptare. Ajo ngjarje ne sektorin e tifozeve te grupimit ILLYRIAN cenoi rende imazhin fantastik te tifozeve tane te cilet gjithmone kane qene ne mbeshtetje te skuadres duke ndjenjur afer saj me korrektesi dhe si nje lojtar i 12-te per kete ekip. FSHF nuk pajtohet kategorikisht me nje anti-sportivitet te tille ne stadiumin e Palermos dhe njeheresh i transmeton skuadres, kolegeve, tifozeve dhe mbare qytetareve italiane ndjesen e saj te sinqerte per incidentin e shemtuar duke cenuar standartet, duke garantuar qe episode te tilla te izoluara nuk mundet kurrsesi te lekundin raportet e miqesive tona te perbashketa mes dy popujve.

NE, TIFOZET SHQIPTARE ishim tifozeria me e paqte e Evropianit dhe kudo qe kishte shqiptare kishte feste.

Federata Shqiptare e Futbollit duke u distancuar teresisht nga veprime te tilla krejtesisht te papranueshme ka vendosur te mos jape dhe te mos shperndaje me asnje bilete per ne stadium, anetareve te grupimit ILLYRIAN ELITE te cilet goditen imazhin e mrekullueshem qe prodhoi ne Europian tifozeria dhe qytetaria shqiptare. Gjithashtu, te gjithe ata tifoze qe jane rregjistruar ne emer te ketij grupimi ne FAN CLUB-in Tifozet e Kombetares ne FSHF nuk do te jene me pjese e ketij Fan Club-i.

Askush nuk mund ta njollose kete imazh as tani dhe ne asnje moment. Nderi dhe emri i mire i Shqiperise dhe shqiptareve vlejne me shume se çdo gje tjeter.”/a.k/noa.al/