Transmetuar më 25-03-2017, 18:26

Këto pamje janë xhiruar në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku duket tentativa e një burri për të grabitur një banesë. Pasi zbret nga makina, ai i drejtohet shtëpisë dhe tenton të hapë derën duke e shtyrë. Pas disa përpjekjeve, ai arrin të futet brenda por del me shpejtësi pasi e zonja e shtëpisë i drejtoi një armë për ta termbur. I frikësuar ai u largua me shpejtësi pa arritur të përmbushë qëllimin e tij. Gruaja tha në polici se nuk qëlloi me amrë pasi ka dy fëmijë për të rritur./k.k/noa.al/