Transmetuar më 25-03-2017, 18:11

Kryetari i Partisë Demokratike është kthyer nga turi i takimeve që ka pasur me zyrtarë të lartë të Kongresit dhe Senatin amerikan. Në fjalimin e parë te “çadra e lirisë”, Basha tha se ka marrë garancinë e plotë të amerikanëve për kauzën e opozitës, për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Kemi mbështetje nga ekipi fitues i Donald Trump, kemi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe ndërkombëtarëve për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Beteja jonë ka vetëm një përfundim, largimin e Edi Ramës. Do ta fitojmë betejën për Shqipërinë, për SHBA dhe me SHBA”- deklaroi kryeopozitari, Lulzim Basha.

Ai ripërsëriti thirrjen drejtuar kryeministrit Rama për t’u larguar dhe për t’i hapur rrugë qeverisë teknike.