Transmetuar më 25-03-2017, 12:22

Tiranë, 25 mars 2017, NOA.al- Lihet i lirë izraeliti Yoram Frig, i cili u ndalua në aeroportin e Rinasit të enjten, me një pajisje të dyshuar si përgjuese.

Por liria e tij do të jetë e kushtëzuar pas Prokuroria e Tiranës, nuk e lejon që të largohet nga Shqipëria.

51- vjeçarit i’u gjet një pajisje e dyshimtë në bagazhe, e cila mendohet se është përgjuese.

Ndërkohë ai kishte qëndruar në vendin tonë për disa javë, para se të largohej, megjithëse nuk dihet qëllimi i vizitës së tij.

Gjatë marrjes në pyetje në prokurori, ai ka thënë se pajisja ishte kontrolluese për çipa të ndryshme të vendosura në ambiente, por ka mohuar që të jetë përgjuese.

Pavarësisht gatishmërisë së treguar prej tij për të bashkëpunuar, Frig i është mbajtur pasaporta dhe celulari, ndërkohë që do të lejohet të qëndrojë në një hotel në Tiranë, deri në një vendim të dytë.

Shtetasi izraelit bazuar nga të dhënat e sistemit TIMS, ka hyrë katër herë në Shqipëri, në vitin 2014, 2015 dhe 2017. Yoram Frig rezulton dhe posedues i dy kompanive investiguese në Izrael./a.y/noa.al