Transmetuar më 25-03-2017, 11:27

Gazetarja e njohur Anila Basha e ftuar për një intervistë në ‘In TV’ ka rrëfyer marrëdhëniet e saj me politikanë, por jo vetëm.

E pyetur nga moderatorja e emisionit se çfarë mendimi ka për politikanët shqiptarë ajo ka dhënë disa opinione.

“Unë vdes për doktorin. Shumë i mirë. Është njeri energjik është një burrë që edhe pse i ka kaluar mosha dhe është ngritur, nuk e di se ku e gjen atë energji. Ai duhet të jetë motivim për ne”, ka thënë Basha.

Ndërsa për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn, ajo është përgjigjur “punëtor”.