Transmetuar më 25-03-2017, 09:58

Tiranë, 25 mars 2017, NOA.al- Dy të mitur kanë mbetur të plagosur si pasojë e një shpërthimi të ndodhur në ish- repartin ushtarak në Yrshek.

A.K., 16 vjeç dhe E.K., 14 vjeç mbrëmjen e së enjtes kanë qenë duke luajtur pranë një shtëpie të braktisur, kur teksa po qëllonin me gurë tutje, diçka ka shpërthyer.

Ata kanë pësuar dëmtime të ndryshme në trup, duke u transportuar në Spitalin e Traumës, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Dy djemtë e mitur janë gjetur të gjakosur nga banorë të zonës, të cilët u kanë dhënë ndihmën e parë.

Dyshohet se shpërthimi ka ndodhur për shkak të një predhe të vjetër, e cila mendohet të ketë mbetur nga koha kur reparti ushtarak, ishte në funksion.

Çështja është ende nën hetim, ndërkohë që nuk bëhen me dije detaje të mëtejshme./a.y/noa.al