Transmetuar më 24-03-2017, 21:47

Deutsche Telekom promovon partneritetin me Gorillaz. Video ekskluzive nga performanca e parë live e Gorillaz, nga albumi i tyre i ri, Humanz, i cili del në Prill. Deutsche Telekom kombinon rrjetin 4G dhe Teknologjinë Augmented Reality dhe Virtual Reality më të fundit, për të krijuar fushatën që bazohet në mënyra të reja dhe novatore përjetimi të muzikës

Deutsche Telekom, përmes programit të saj ndërkombëtar, Electronic Beats, është bashkuar me Gorillaz, për të zbuluar dimensione të reja në muzikë, në të gjithë Europën. Kjo do të çojë nivelin e teknologjisë një shkallë më lartë, duke mundësuar krijimin e përvojave krejt të reja në botën muzikës.

“Magjia e Gorillaz është se ata janë njëkohësisht real dhe virtual. Ky është një fakt që ekipi novator i Electronic Beats e kupton plotësisht dhe e kthen në përvojë të ndërthurur për fansat e grupit apo të teknologjisë”, u shpreh Niamh Byrne, Eleven Management. “Ky ekip ka bërë një kapërcim të madh dhe të guximshëm duke e bërë të arritshëm këtë vizion që kishin.” Deutsche Telekom beson se “janë çastet ato që na lidhin” dhe si një prej operatorëve dhe zotëruesit të rrjetit 4G më të avancuar në botë, ka përgjegjësinë që nga ana dixhitale t’i mundësojë njerëzve të përjetojnë fuqinë e madhe transformuese të të teknologjisë në rrjet.

“Jemi shumë krenarë që ky grup muzikor na kërkoi të rrisnim ndikimin e Telekom Electronic Beats dhe t’i jepnim njerëzve mundësinë që të ndajnë muzikën e Gorillaz përmes këtij dimensioni komplet të ri,” u shpreh Wolfgang Kampbartold, Zv. President i Komunikimit të Tregut Ndërkombëtar të Deutsche Telekom.

Për të festuar albumin e ri të Gorillaz, Humanz, i cili do të dalë më 28 Prill, Deutsche Telekom do të fillojë një fushatë e cila do tregojë se si mund të përmirësohet përjetimi i muzikës, përmes teknologjive të reja, kreative. Nisma e parë do të jetë një aplikacion novator AR (augmented reality), i cili do i japë mundësinë përdoruesve të aksesojnë përmbajtje ekskluzive të grupit Gorillaz. Në vijim do të shpallen disa koncerte ekskluzive të Gorillaz që do të mbahen në hapësira kyçe të Telekom.

Jamie Hewlitt, bashkëkrijuesi i grupit virtual, Gorillaz, u shpreh “Puna me Deutsche Telekom na ka lejuar të eksperimentojmë, eksplorojmë dhe të sjellin ëndrrat tona në jetë”.

Përmbajtja ekskluzive nga Gorillaz mund të gjeni në www.electronicbeats.com.al Njoftime dhe evente të tjera do të shpallen në vijim.

Telekom Electronic Beats

Telekom Electronic Beats është një prej programeve më të qëndrueshme të marketingut të muzikës dhe stilit të jetës, duke përfshirë një gamë të gjerë produktesh dhe shërbimesh si edhe evente apo konkurse që kanë marrë çmime. Gjatë 17 viteve të fundit Telekom Electronic Beats ka krijuar një univers të përjetimit të muzikës përmes kanaleve të ndryshme, me electronicbeats.net si qendër. Në fillimet e veta, programi fokusohej në marketimin e muzikës, Telekom Electronic Beats tashmë ka një lidhje të forte mes muzikës dhe fushave të tjera të stilit të jetës, si dizajn, teknologji, modë dhe art. Telekom Electronic Beats ka bashkëpunuar me disa prej emrave më të mëdhenj të muzikës bashkëkohore, si Grace Jones dhe Depeche Mode apo Moderat. Gjithashtu, ka përkrahur artistë në rritje dhe të rinj si Ry X.