Transmetuar më 24-03-2017, 20:25

Zhduken dilemat, me më pak se një orë nga fillimi i supersfidës mes Italisë dhe Shqipërisë, e vlefshme për ndeshjen e pestë të Grupit G, për kualifikueset e Botërorit “Rusi 2018”, janë publikuar zyrtarisht formacionet dhe skemat me të cilat dy ekipet përfaqësuese do të përballen mes tyre.

Kështu është konkretizuar debutimi i Thomas Strakoshës në portën kuqezi si titullar ndaj Azzurrëve. Gjithashtu është ezaruar çdo dilemë në lidhje me aktivizimin e Ajetit dhe kolaudimin e mbrojtjes, ndërkohë që Cikalleshi ka fituar garën për sulmin.

Shqipëri: Strakosha, Lila, Hysaj, Veseli, Agolli, Ajeti, Basha, Memushaj, Kukeli, Roshi, Cikalleshi.

Itali: Buffon, De Sciglio, Candreva, Insigne, Belotti, Verratti, Immobile, Barzagli, De Rossi, Bonuci, Zappacosta.