Transmetuar më 24-03-2017, 18:42

Kreu demokrat Lulzim Basha, në një intervistë për “Zërin e Amerikës” deklaroi edhe njëherë që opozita nuk do të lejojë zgjedhje farsë. Gjithashtu Basha u shpreh se ka marrë mbështetjen e SHBA për të mos lejuar një proces jo të ndershëm.

“Qëndrimi i PD-së dhe opozitës është shprehur tashmë se PD, opozita, ndodhen në një lëvizje popullore qytetare për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nuk do të lejojmë zgjedhje farsë dhe duhet largimi i Ramës dhe krijimi i qeverisë teknike.

Kam takuar krerët e komisioneve të Jashtëm dhe Sigurisë, kongresmenë dhe senatorë dhe bashkëpunëtorë të nivelit të lartë, ku kemi diskutuar për gjendjen në Shqipëri. Për impaktin që ka kriza politike dhe influencën e drogës në proceset demokratike. Përshëndes protestuesit nga SHBA, mora mbështetje nga të gjithë në administratën Trump për të mos lejuar krimin në zgjedhje”, u shpreh Basha.

I pyetur nëse opozita pret zgjedhje nga të huaj, Basha tha jo por se këto takime bëhen për informim siç duhet të aletaëve.

“Nuk presim zgjidhje nga të huajt, pasi nëse do të prisnim nuk do të ishim akoma në protestë. Së pari informimi i aleatëve tanë, pasi është investuar në keq informimin e ndërkombëtarëve”, deklaroi Basha.