Transmetuar më 24-03-2017, 18:14

Ajo është një nga këngëtaret që publiku shqiptar e do shumë. Kjo për faktin se ka thyer shumë tabu (për kohën kur u shfaq në skenë), me stilin dhe këngët e saj.

Diva e muzikës shqiptare, Adelina Ismaili, ka kohë që është tërhequr nga muzika dhe po pret ardhjen në jetë të fëmijës së saj të parë.

Këngëtarja jeton në Zvicër, ku edhe duket se po e shijon në maksimum këtë periudhë të veçantë pritjeje. “Nuk ka bizhu më të bukur sesa duart e fëmiut rreth qafe”, ka shkruar Ismaili në llogarinë e saj në Facebook.

Bukuroshja nga Prishtina duket se ka shtuar goxha në peshë gjatë shtatzënisë, por gjithsesi duket mjaft e bukur./b.l/noa.al/