Transmetuar më 24-03-2017, 16:51

Gatimi më i thjeshtë dhe më i shpejtë që mund të bëhet, është skuqja e një veze. Por t’i hedhësh pak vaj dhe ta kthesh nga ana tjetër pasi të jetë skuqur njëra anë, do të thotë ta skuqësh gabim vezën.

Që ta bësh mirë duhet të dish një sekret, sipas “Bon Appetit”. Sekreti është një tigan i mesëm që nuk ngjit dhe shumë vaj ulliri. Vaji duhet të mbulojë të gjithë pjesën e poshtme të tiganit.

Edhe pse mund t’ju duket shumë vaj, revista “Bon Appetit” garanton që ajo është sasia e duhur për një vezë të skuqur perfekte. 

Duhet të siguroheni që vaji të jetë i nxehtë para se të hidhni vezën në tigan. Nëse vaji nuk do të jetë i nxehtë, veza do të ngjisë në tigan. Gjithashtu, nuk duhet ta ktheni vezën kurrë nga ana tjetër vezën.